Shtyhet seanca për inceneratorin e Elbasanit

Sot pritej të mbahej seanca për inceneratorin e Elbasanit por është shtyrë.  

Seanca e radhës pritet të mbahet me datë 20 Prill në orën 09:00.

Seanca e fundit ka qenë seanca e parë, por ajo u shty se avokatët mbrojtjës të Etleva Kondit, një nga personat e marrë të pendehur me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit nuk ishin të pranishëm dhe për këtë gjykata e shtyu seancën për sot.

Shkak është bërë mos njoftimi nga ana e policisë gjyqësore të të pandehures Jonida Zeqo, edhe pse avokati paraqiti prokurë të posacme.

Prokuroria ka kërkuar që të merret informacion nga Interpol Tirana, nëse këto shtetas janë ndaluar në ndonjë vend tjetër dhe më pas t’i përcjellin informacion Gjykatës së Posacme në lidhje me fazën që ata ndodhen. Nëse janë arrestuar apo nmë vendin që ata janë kanë kërkuar azil politik apo ndonjë kërkesë tjetër.