Shtyhet seanca në GJKKO për Erion Veliajn, avokatët kërkojnë kohë për t’u njohur me aktet e SPAK

Është shtyrë për në datën 23 prill seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Në seancën e zhvilluar këtë të martë, më 16 prill, Prokuroria e Posaçme (SPAK) paraqiti të gjitha veprimet hetimore të kryera gjatë dy muajve të fundit në lidhje me çështjen ndaj Veliajt. Pas kësaj, avokatët mbrojtës të kryebashkiakut kërkuan kohë për të shqyrtuar dokumentacionin dhe për t’u njohur në mënyrë të plotë me aktet e hetimit, duke çuar në shtyrjen e seancës.

Veliaj po përballet me disa akuza të rënda, përfshirë:

-Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë, kryer në bashkëpunim, në nëntë raste;

-Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale;

-Futja e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit.