Shtyhet seanca gjyqësore në ngarkim të Talo Çelës/Seanca e rradhës në datën 1 tetor ora 11:00

Shtyhet seanca gjyqësore në ngarkim të Talo Çelës. Seanca ishte parashikuar të mbahej këtë të hënë në orën 11.00, por për shkak të mosprezencës së gjyqtares Atalanta Zeqiraj u shty për një ditë tjetër.

Zeqiraj paraqiti në sekretari kërkesë për shtyrje, me argumentin se ka probleme shëndetësore. Raporti për problemin shëndetësor është dhenë deri në datë 26 shtator.

Duke qenë se nuk plotësohej trupa gjykuese, seanca u shty në datë 1 tetor ora 11.00 ku Prokuroria e Posaçme do shpallë pretencën.I shumëkërkuari i drejtësisë gjykohet në mungesë për grabitjen e miliona eurove në pistën e Rinasit, ngjarje e ndodhur në prillin e vitit 2019.

Në këtë proces Talo Çela akuzohet për “vjedhje me armë” dhe “grup të strukturuar kriminal”.