Shtyhet seanca gjyqësore, Monika Kryemadhi: Na futen në një sallë që të merrej masë ndëshkimore në grup

Seanca ndaj ish-presidentit Ilir Meta,Monika Kryemadhit dhe dy të akuzuarve të tjerë është shtyrë për të paktën deri në orën 13:30.

Avokatët kanë kërkuar kohë që të njihen me aktet në dosje dhe për këtë shkak, seanca do të rifillojë pas disa orëve. Rreth këtij episodi reagoi edhe Monika Kryemadhi.

Kërkuam që të njiheshim me provat dhe thashethemet që kanë grumbulluar. Për 3 orë do të shikojnë të gjithë provat. I kërkova gjyqtarit dhe prokurorit, pasi kanë shkelur pikën e sekretit hetimor. Kjo godina mbrapa nuk është drejtësia e re, por departamenti i propagandës së Edi Ramës. Sot kam kuptuar që veglat një përdorimshe të Ramës. Nuk kam asnjë shpresë nga kjo drejtësi e kapur, kriminale. Me qëllim na futen në një sallë që të merrej masë ndëshkimore në grup. Për të larguar vëmendjen nga trafiku I drogës dhe krimi i strukturuar, kërkojnë të bëjnë “shoë”, politik e emocional” tha mes të tjerash Kryemadhi.