Shtyhet në datë 4 tetor në orën 13:30 seanca për dosjen “Saspac”. Në seancën e kësaj të mërkure, mbrojtja e Ilir Beqajt, ish drejtorit të agjencisë Saspac, kërkoi materialet hetimore nga ana e Prokurorisë së Posaccme, ndërsa nuk u paraqit njëri prej avokatëve të personave që janë nën hetim për këtë ccështje, ccka ccoi në shtyrjen e seancës.
Në 4 korrik të këtij viti, Ilir Beqaj u vendos në pranga me urdhër të prokurores Elida Kacckini, e cila kreu hetimet për abuzimin me fondet e Saspac.Për këtë ccështje, janë lënë në masën e sigurisë “arrest në burg” Ilir Beqaj, Ermal Kurtualj dhe Alfred Nikollaj. Gazmend Haxhia dhe Elton Martini u lanë në masën “arrest në shtëpi”, ndërsa Bledar Leka dhe Bjona Ziaj kanë masën “detyrim paraqitje.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ