Shtyhet gjyqi për Mario Perlleshajn, flet nëna e Martin Canit: Dua të vendoset drejtësia në vend!
Seanca paraprake për vrasjen e Martin Canit është shtyrë për më 27 mars.
Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e shokut të Martin Canit, që mbeti i plagosur pas sherrit vetëm 200 metër larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë.
Të pranishëm në seancë ishin edhe dy prindërit e viktimës, Engjell dhe Florina Cani, të cilët u futën në Gjykatë të kapur dorë për dore. E ëma tha për gazetarët se seancat duhet të mbahen me dyer të hapura, që djali i saj të mbahet
“Edhe fëmija im të bëhet simbol për fëmijët e tjerë. Mos të ndodhë tek asnjë familje, kjo tragjedi që mua më ndodhi”, tha ajo.
Mario Përlleshaj mbahet në institucionin e të miturve në Kavajë, pasi u arrestua për krimin në shkollën “Fan Noli” ku i dyshuari ishte nxënës.