Shtyhet gjyqi për dosjen “Sterilizimi”, gjobitet avokati i Ilir Beqajt

Është shtyrë seanca gjyqësore për dosjen e bujshme “Sterilizimi”, ku mes nëntë të pandehurve është edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ky i fundit ishte i pranishëm në sallë, por mungesa e avokatit të tij çoi në shtyrjen e procesit.

Avokati Ermal Yzeiraj kishte njoftuar gjykatën me e-mail për pamundësinë për të qenë prezent, duke argumentuar se ndodhej në një tjetër proces gjyqësor. Në mungesë të tij, Gjykata vendosi ta gjobisë me 30 mijë lekë për mosparaqitje pa arsye të justifikuar.

Gjatë seancës, Beqaj deklaroi se do të përpiqet të angazhojë një avokat të dytë për të shmangur vonesat e mëtejshme dhe për të mos penguar vijimin e procesit gjyqësor.