Shtyhet gjyqi për autorin e masakrës së Lushnjës Laert Haxhiu, gjykata rrëzoi kërkesën e avokatëve

SPAK do të japë pretencën për Lart Haxhiun më 18 Mars ora 14:30, lidhur me masakrën e Lushnjes, në shtator të vitit 2017.

Në seancën e kësaj të enjte gjykata rrçzoi kërkesën e avokatëve mbrojtës sa i përket pamjeve filmike. Sipas avokatëve duhet një akt-ekspertimi për të analizuar edhe një herë pamjet e kamerave të sigurisë.

Avokatët e Haxhiut i kërkuan sërish gjykatës që t’iu jepet mundësia që të gjendet adresa e dëshmitarëve. Në të tilla kushte, gjykata e refuzoi edhe këtë kërkesë të avoktëve.

Haxhiu akuzohet për atentatin ndaj nipit të Aldo Bares me pasojë humbjen e jetës së dy miqve të tij. Ai gjithashtu akuzohet për 4 vrasje, pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë Artan Tafani, nje dosje tjeter hetimore