Shtohen “banorët” në kampin e Gjadrit, mbërrin në Shqipëri anija italiane me 26 emigrantë

Të tjerë emigrantë kanë mbërritur në portin e Shengjinit si pjesë e marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë.

Rreth 26 persona ishin në bordin e anijës “Spica”, e nisur nga brigjet e Brindisit për të zbarkuar më pas në vendin tonë.

Emigrantët do të zhvendosen në kampin e Gjadrit, aty ku janë të stacionuar prej kohësh rreth 40 të tjerë.