Shtëpia e Bardhë publikon foton me AI, presidenti Donald Trump shfaqet i veshur si Papë

Presidenti i SHBA Donald Trump shfaqet në rrjetet sociale i veshur si Papë disa ditë para Konklavës që do të zgjedhë pasardhësin e Papa Françeskut.

Fotomontazhi u publikua nga llogaritë zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, duke ndjekur retorikën e presidentit amerikan, sipas të cilit ai vetë “do të ishte zgjedhja e tij e parë” nëse do t’i duhej të zgjidhte Papën.