Shtëpia e Bardhë mohon se presidenti amerikan Joe Biden ka probleme me shëndetin mendor

E teksa zërat rriten në kampin e demokratëve për një tërheqje të mundshme të presidentit amerikan Joe Biden , Shtëpia e Bardhë  hodhi poshtë dyshimet në lidhje me shëndetin mendor të tij.

Sekretarja për media, Karine Jean-Pierre, mohoi se Biden po trajtohet për sëmundjen e Parkinsonit pasi u shfaqën raporte se një mjek i specializuar kishte vizituar Shtëpinë e Bardhë.

 KARINE JEAN – PIERRE SEKRETARJA E SHTYPIT E SHTËPISË SË BARDHË: A është trajtuar Presidenti për Parkinson? Jo. A po merr ilaçe për Parkinson? Jo. Pra, këto janë gjërat për të cilat unë mund t’ju jap përgjigje të plota.

Shqetësimet se presidenti amerikan mund të vuajë nga një sëmundje e pazbuluar janë rritur që kur Biden u pengua në debatin e tij me republikanin Donald Trump më 27 qershor, si dhe në disa raste fliste përçartë. Sipas Neë York Times, në regjistrat e vizitorëve të Shtëpisë së Bardhë tregojnë se Dr Kevin Cannard, një neurolog i specializuar vizitoi Shtëpinë e Bardhë tetë herë midis verës së kaluar dhe pranverës së këtij viti.

Kevin Cannard, ka qenë konsulent neurologjie në Shtëpinë e Bardhë që nga viti 2012 dhe se ai i ndihmon mijëra anëtarë që punojnë në mbështetje në Shtëpinë e Bardhë. Mjeku i presidentit, Kevin O’Connor, tha gjithashtu se Biden nuk ka vizituar ndonjë neurolog jashtë kontrollit të tij vjetor.

Disa demokratë të kongresit kanë bërë thirrje që ai të braktisë postin. Një numër më i madh kanë shprehur shqetësimin për moshën dhe aftësinë e Biden pasi kjo mund të dëmtojnë perspektivat e tyre për të mbajtur Senatin, të cilin ata e kontrollojnë me një shumicë. Një sondazh i Reuters/Ipsos javën e kaluar tregoi se një në tre votues demokratë besonte se Biden duhet të largohej nga gara, me 59% të të anketuarve në partinë e presidentit që thonë se ai është shumë i vjetër për të punuar në qeveri.

 

 

 

Check Also

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 13 korrik 2024, dollari amerikan blihet me 91.4 lekë dhe shitet me 92.7 lekë. Euro blihet me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *