“Shtegu i mundësive”/ Dritarja e shpresës së të miturve në konflikt me ligjin
Ky projekt u realizua me fond të Qendrës së Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe Karitas, në kuadër të 3 vjetorit të krijimit të saj.
Dikur një sektor në Ministrinë e Drejtësisë, sot, Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, është një drejtori e veccantë, në varësi të po këtij digasteri. E krijuar rishtaz në të njëjtën kohë me atë që u konsiderua si “Drejtësia e re”.
E domosdoshme, për shkak të përfshirjes së lartë vit pas viti të fëmijëve dhe adoleshentëve në krim. E vështirë për t’u ngritur, po aqsa e vështirë për të rritur nivelin e besimit.
3 vite pas krijimit të kësaj qendre, përmes sfidave dhe punës së vazhdueshme, kanë ardhur krahas me to, edhe rezultatet dhe bashkëpunimet e njëpasnjëshme. Më i rëndësishmi është ai me Karitas, i quajtur projekti “Shtegu i mundësive”. Një projekt që shërben për rehabilitimin dhe riintegrimin e të miturve në shoqëri. Duke ofruar kurse profesionale që më vonë përkthehen në punë.
Duke krijuar kështu një dritare të re. Një mundësi të re, për ata që konsiderohen edhe si e ardhmja e një shoqërie. Edhe ata meritojnë një mundësi të dytë.