Shqyrtohet KËRKESA/ Salianji kërkoi mosekzekutimin e vendimit

Avokati i Ervin Salianjit, Ledio Braho tha se janë tërhequr nga kërkesa për shtyrje të ekzekutimit të dënimit në Gjykatën e Tiranës dhe se presin një vendimmarrje nga Gjykata e Lartë.

“Kërkesa e sotme ishte pa objekt dhe ne hoqëm dorë nga ajo. Presim kërkesën e dorëzuar në GJL, që do gjykohet më 15 tetor, pasi mjeti procedurial aty është i arsyeshëm për ti gjykuar dhe presim një vendimmarrje nga gjykata e lartë”- tha Braho.

Po ashtu Braho ka folur edhe për takimet me Salianjin, duke thënë se ai është i qetë, duke theksuar se vendimin e dënimit politik do ta cojë deri në fund.

“Gjatë takimeve është i qetë, është një çështje që ai e zgjodhi vetë. Të gjithë personave kur i kufizohen liritë kanë edhe problematiken e ekzekutimit të vendimit, por duke qenë se ai po vuan një dënim politik do ta cojë deri në fund. Nga gjykata e  lartë  presim pezullimin për shkak të atyre rrethanave. Bëhet fjalë për një denoncim publik, vbendimi i apelit nuk është zbardhur dhe nuk i dimë arsyet pse është lënë në fuqi vendimi i shkalles së parë. Duke qenë se Salianjit nuk i është zëvendësuar mandati, ne presim që të marrin parasysh këtë cështje dhe presim që të marrë parasysh këto cështje dhe të vendosë pezullimin e ekzekutimit”