Shqyrtimi i dosjes së Gërdecit, GJKKO shprehet sot për Mediun

Gjyqtarja Irena Gjoka pritet që sot në orën 14:00 të vendosë nëse do të kalojë apo jo për shqyrtim dosjen për ish-Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Kujtojmë se Mediu akuzohet për ngjarjen e rëndë të Gërdecit ku humbën jetën 26 persona.

Më herët Mediu i ka mohuar të gjitha akuzat ku akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.