Një shqiptare shtatzënë që po udhëtonte me një traget drejt Barit, ka pasur komplikime shëndetësore. Për këtë arsye trageti “Af Marina,” i cili ishte nisur nga Porti i Durrësit në orën 13:00 drejt Barit, u detyrua te kthehej me urgjencë drejt Portit të Durrësit.
Rreth orës 15:50, Kapiteneria e Portit të Durrësit mori një njoftim për një rast urgjent të një shtetaseje shqiptare që kishte pësuar një abort spontan gjatë udhëtimit.
Pasi u vlerësua situata, Kapiteneria urdhëroi menjëherë kthimin e tragetit në radë për të mundësuar ndihmën e nevojshme mjekësore.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ