Shqiptari vritet nga fqinji pas sherrit për vendin e parkimit në periferi të Brukselit/Viktima baba i 3 fëmijëve, arrestohet autori

Një konflikt për një vend parkimi kthehet në një tragjedi në periferi të Brukselit. Një shqiptar baba i tre fëmijëve u qëllua për vdekje. Emri i viktimës ende nuk është publikuar nga autoritetet dhe as dinamika e ngjarjes apo nëse ka pasur motive të tjera.

Policia belge e identifikoi autorin e dyshuar si një banor të zonës, madje fqinj të shqiptarit. Pas krimit ai është arrestuar dhe po i nënshtrohet hetimeve.

Dy burrat ishin në konflikt për një kohë të gjatë mes tyre, për një vend parkimi, kjo referuar dëshmive paraprake të banorëve vendas dhe të njohurve të viktimës dhe autorit. Hetimet janë ende aktive dhe priten të zbardhen identitetet dhe dinamika e krimit.

Check Also

U përplas nga kamioni në aksin Korçë-Pogradec, humb jetën 35-vjeçari. Një pasagjer i plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në aksin Korçë-Pogradec, ku një makinë u …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *