Shqiptari vret me thikë një person në Greqi! Punonte roje sigurie në lokal nate, si nisi sherri banal

Një i vdekur,dy të arrestuar dhe dy në kërkim është bilanci i një sherri të ndodhur në Seres të Greqisë.

Sipas policisë vendase, çdo gjë nisi në momentin që viktima Nj.L, 34 vjeç, shtetas grek, babai i tre fëmijëve u ndalua të hyjë në një lokal nate pasi sipas roje sigurie të lokalit ishte në gjendje të dehur.

Fillimisht roja, i cili ishte shtetasi shqiptar Gushalli Hoxha 27 vjeç, u konfliktua verbalisht me tre shtetasit grek të cilët u larguan nga lokali.

Mësohet se gjatë përballjes fizike, Hoxha nxori një thikë ushtarake dhe goditi viktimën 4 herë duke i prerë arteriet kryesore të gjakut çka mesa duket i shkaktoi edhe vdekjen e menjëhershme.

Policia mundi të arrestojë Gushalli Hoxhën 27 vjeç dhe një shtetas grek miku i Hoxhës, i cili gjatë incidentit qëlloi me një armë tip pistoletë 6 herë në ajër.

Në kërkim u shpallën dy shtetasit e tjerë grekë që ndodheshin me viktimën në kohën që sulmuan mbi Hoxhën dhe mikun e tij grek.

Hetimet janë marrë në dorë nga departamenti i krimeve të Seresit. Dy të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie.