Shqiptari vret bashkëshorten në Gjermani dhe telefonon djalin: Ta vrava nënën!
- 21 March, 2025
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Thannhausen, në Gjermani.
Dyshohet se një 54-vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij, 55-vjeçare. Mësohet se çifti është shqiptar nga Rahoveci.
Inicialet e të dyshuarit janë B.N., ndërsa të viktimës L.N.. Referuar mediave në Gjermani, të cilat citojnë autoritetet policore atje, pas vrasjes së bashkëshortes, autori ka komunikuar në telefon me djalin e tij dhe i kishte thënë: “Ta vrava nënën”.
Më pas, djali kishte njoftuar policinë, e cila menjëherë kishte shkuar në vendngjarje.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ