Shqiptari vjedh 1 mln euro e shufra ari nga shtëpia e të dashurës greke, vdes në aksident

Një vjedhje spektakolare e një shtëpie në zonën e Nea Erythraia, e kryer në shtator të vitit 2024, u zbardh nga Nëndrejtoria e Prokurorisë dhe Hetimit të Krimeve të Atikës Verilindore, me një shifër totale prej një milion eurosh, shufra ari dhe paund.

Ajo që është befasuese është se shufrat e arit që kishin vjedhur nga hajdutët nuk iu gjetën, ndërsa policia po vijon hetimet për gjetjen e tyre.

Mësohet se autorët kishin marrë informacion për ekzistencën e kësaj prone në shtëpinë e viktimës nëpërmjet një shqiptari. 35-vjeçari ishte në një histori dashurie me vajzën e familjes dhe anëtar i katërt i bandës. Sipas mediave greke, shqiptari humbi jetën pak ditë pas vjedhjes në një aksident me makinë në Theologos të Fthiotidës , madje gjêra të vjedhura iu gjetën në makinën e tij.

Konkretisht, tre të pandehurit së bashku me bashkëpunëtorin e tyre që humbi jetën, kishin hyrë në orët e para të mëngjesit në një shtëpi në zonën e Nea Erythraia ku kanë lokalizuar dhe marrë një sasi të madhe parash në paund dhe euro si dhe shufra ari.

Në zotêrim të të arrestuarve janë gjetur dhe konfiskuar:

• shuma prej 87 410 euro,
• 7 celularë,
• detektor metalik,
• peshore elektronike precize si dhe
• veshje të përdorura gjatë kryerjes së vjedhjes së mësipërme.

Njoftimi i Policisë

Tre shtetas grekë, të moshës 60, 45 dhe 37 vjeç, u arrestuan në bazë të urdhër-arrestit, orët e para të së martës, da353të 4 shkurt, nga efektivë të Policisë së Sigurimit në Vioti dhe Pire, me akuzën e krijimit të bandës, vjedhjes së rëndë me bashkëpunim dhe pastrimit të parave.