Shqiptari sulmon me thikë tre persona në Gjermani, mes tyre një vajzë 11-vjeçare – shkak bëhet…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Halle, në Gjermani, ku një shtetas shqiptar nga Kosova, 46 vjeç, ka sulmuar me thikë tre persona, mes tyre një vajzë 11-vjeçare. Sipas raportimeve, sulmi ndodhi pas një grindjeje, ku dyshohet se shkak ka qenë zhurma që bënin fëmijët.

Policia gjermane konfirmoi se personi i arrestuar është 46 vjeç dhe është ndaluar menjëherë pas ngjarjes. Të plagosurit janë një vajzë e mitur dhe dy burra, të cilët janë dërguar në spital për trajtim mjekësor. Vajza është plagosur lehtë, ndërsa nuk dihet ende gjendja e dy burrave të tjerë.