Shqiptari plagoset me thikë në qafë në Greqi, në gjendje kritike për jetën

Një shqiptar që punonte në një fermë në Selanik të Greqisë është gjetur i plagosur rëndë me thikë në qafë këtë të premte.

Sipas mediave greke, ai është zbuluar nga kolegët e tij, të cilët nisën ta kërkonin pasi u vonua në punë. I plagosuri u transportua me urgjencë në spitalin Papageorgiou, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes dhe identiteti i autorit. Policia greke ka nisur hetimet për të zbardhur këtë sulm të rëndë.