Shqiptari në Itali ktheu hotelin në bazë droge, arrestohet pas ndjekjes nga policia
Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi u kap duke shpërndarë kokainë në zonën e Fermos. Hetimet zbuluan se ai kishte kthyer një motel në Porto Sant’Elpidio në bazë për tregtinë e drogës.
Aksioni nisi kur policia vuri re një çift që po sillej në mënyrë të dyshimtë në rrugë, duke hedhur vështrime të shpeshta përreth. Një makinë me targa shqiptare u afrua pranë gruas, e cila shkëmbeu diçka me shoferin. Pas ndalimit, gruaja 40-vjeçare pranoi se kishte blerë 5 gramë kokainë për 250 euro, ndërsa shqiptari e dorëzoi shumën e marrë.
Gjatë kontrollit të makinës, policia gjeti tre pako kokainë të fshehura në një këpucë dhe nën sediljen e shoferit, si dhe 1000 euro cash. Shqiptari pranoi se nuk ishte banor i zonës dhe po qëndronte në një “B&B” (Bed and Breakfast) në Porto Sant’Elpidio.
Kontrolli i mëtejshëm në dhomën e tij çoi në gjetjen e pesë pakove të tjera me kokainë, një peshore precize dhe mjete për paketimin e dozave. Gruaja u denoncua si përdoruese droge, ndërsa shqiptari u arrestua dhe u la në burg nga Gjykata e Fermos.