Shqiptari mbyt gruan pas sherrit, ngjarja shokuese në sy të dy fëmijëve të mitur, arrestohet 30-vjeçari

Një krim tronditës ka ndodhur në Itali, ku një 32-vjeçar shqiptar ka mbytur gruan e tij pas një debati mes tyre.  Ngjarja shokuese ka ndodhur në sy të dy fëmijëve të tyre të vegjël, përkatërisht 4 dhe 6 vjeç.

Sipas mediave italiane, pas ngjarjes së rëndë, autori u arrestua nga policia, ndërsa efektivët kanë deklaruar se 30-vjeccari u gjet duke qëndruar para hyrjes së banesës, në gjendje të rënduar psikologjike.

Krimi raportohet se ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit në San Felice a Cancello, në zonën e Caserta. Autori i krimit u ndalua nga policia dhe u dërgua në komisariat. Gjithashtu raportohet se bashkëshortja e tij 24 vjeçare, është shtetase shqiptare.