Shqiptari kapet me kokainë të fshehur në të brendshme
Një shqiptar është arrestuar nga autoritetet policore italiane në Ponte Chiasso, pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.
Arrestimi u bë në “Via D’Annunzio në Komo’, ku i riu u kap me 6 gramë kokainë, të ndara në 11 doza, të fshehura në një pako me çamçakëz, brenda në të brendshme.
Operacioni nisi pasi efektivët ndaluan një ‘Renault Clio’ të drejtuar nga i riu. Makina, e gjetur e marrë me qira nga një kompani shqiptare me qendër në zonën e Milanos, është vënë re duke ecur vazhdimisht në rrugët e Como gjatë javës së fundit, detaj që ngjalli dyshimet e policisë.
Kur policia ndaloi, i riu hapi dritaren e pasagjerit, ndoshta në përpjekje për të hequr qafe drogën. Gjatë kontrollit, djali ka shfaqur një gjendje të qartë nervozizmi, duke dhënë deklarata kontradiktore për praninë e tij në qytet dhe destinacionin përfundimtar.
Ai pretendoi se flinte brenda automjetit, por nga këqyrja e makinës nuk u konstatua prania e veshjeve apo e sendeve personale për të konfirmuar këtë version.