Shqiptarët përplasen me njëri-tjetrin në Romë, plagoset me armë një prej tyre
Një përplasje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen në Itali, ku si pasojë një 25-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur.
Të përfshirë në konfliktin me armë janë tre persona, njëri prej tyre 25-vjeçari i plagosur, autori bashkëatdhetar 37 vjeç dhe 33-vjeçar evropianolindor. Arma me të cilën është plagosur shqiptari nuk është gjetur deri më tani.
Të tre me banim në zonën e Venecias dhe me precedentë penalë, u konfliktuan pak para orës 20:30 të së shtunës. Mes tyre shpërtheu një debat në parkingun e supermarketit në Orgnano, Spinea, ndërkohë që disa familje po përfundonin pazarin para se dyqani të mbyllej në orën 21:00
Shumë persona, të tmerruar nga të shtënat me armë, u kthyen për t’u strehuar brenda me fëmijët e tyre, ndërsa karabinierët rrethuan zonën e jashtme të parkingut. Të dy ishin zhdukur. I plagosuri kishte mbërritur vetë në spital.