Shqiptarët përleshen me thika në Selanik, dy të plagosur, një në gjendje kritike
Një përleshje e dhunshme mes dy shqiptarëve ka ndodhur në zonën e Evosmos, në Selanik, duke lënë të plagosur dy persona, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje kritike.
Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Chrysostomou dhe Papagou, ku dy shtetas shqiptarë janë përfshirë në një sherr për motive ende të paqarta, i cili ka përfunduar me përdorimin e thikave.
Dëshmitarët raportojnë se të dy të plagosurit u panë të shtrirë dhe të gjakosur në një distancë të shkurtër nga njëri-tjetri. Menjëherë është njoftuar urgjenca dhe dy të lënduarit janë transportuar me ambulancë në spitalin AHEPA.
Sipas burimeve, njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Ndërkohë, policia greke ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e konfliktit dhe identitetin e personave të përfshirë.