Shqiptarët kthehen në atdhe për festat e fundvidit, fluks emigrantësh në pikat kufitare

Festat e fundvitit rikthejnë shqiptarët në vendlindje.

Kjo ka sjellë edhe rritjen e numrin të qytetarëve që hyjnë në vendin tonë nga pikat doganore të Kapshticës dhe Kakavijës.

Sipas informacioneve nga policia kufitare, mësohet se gjatë 24 orëve të fundit në pikën e kalimit kufitar te Kapshticës janë regjistruar 6303 hyrje dhe 2444 dalje.

Për të përballuar këtë fluks të qytetarëve që hyjnë ne vendin tone pala shqiptare ka rritur numrin e sporteleve.

Ndërkohë ajo që bëhet e ditur nga autoritetet doganore është se fluksi më i lartë pritet të regjistrohet në Vigjilje të Krishtlindjes e më pas në ditët e fundit të vitit.