“Shqiptarët i besuan Edit një mandat shumë të fortë”, Linda Rama: Jam entuziaste dhe e mallëngjyer thellësisht
Linda Rama, ka folur sot në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar edhe në lidhje me mandatin e Ramës, lidhur me këtë ajo tha se është entuziaste dhee mallëngjyer pasi shqiptarët i besuan Edit një mandat shumë të fortë.
“Unë mendoj se me të gjitha publikimet që kam nxjerrë, projekte e diskutime, por edhe duke ruajtur atë lloj trysnie timen mbi Edin përpiqem të sigurohem që gratë, të rinjtë të marrin sa më shumë vëmendjë nga qeveria e politikbërësit. Më duhet të eksploroj më tej, Edi është tashmë në mandatin katërt. Jam shumë entuziaste, e mallëngjyer thellësisht sepse ndjeva sikur po lidhej filli mes prindërve tanë dhe asaj çka ëndërruam në ’92-in për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa. Duket sikur një fill po lidhet pas kaq shumë vitesh, shqiptarët i besuan Edit një mandat shumë të fortë. Një përgjegjësi e jashtëzakonshme, ndjej peshën për të mos zhgënjyer askënd nga ata që e ka dhënë këtë mbështetje dhe për të lejuar të rinjtë të çelin një shteg krejt të ri, me një nivel tjetër angazhimi.”, tha Linda Rama.