Shqiptarët bllokohen në radhë kilometrike në Kapshticë, shkak bëhet defekti teknik nga pala greke

Radhë të gjata kilometrike janë krijuar sot në doganën e Kapshticës. Gazetarja Lorena Kodra bën me dije për Replika.al se shkak është bërë ngadalësimi i punës për shkak të një problematike nga pala greke. Radha e mjeteve nga ana shqiptare për shkak të këtij bllokimi shkon më shumë se 2 km.

Nga autoritetet bëhet me dije se problematika nga shteti fqinj është ajo që ka çuar në radhë të gjata.

Ndërkohë po nga autoritet bëhet e ditur se po punohet më kapacitet të plotë. Janari ka pasur fluks të shtuar të mjeteve në këtë doganë, për shkak të shtetasve shqiptar të cilët kthehen në vendet e punës.

 

Check Also

Mori drejtimin e Komisionit Hetimor dhe nuk lejoi opozitën të merrte pjesë në mbledhje/ PD kallëzon në SPAK Plarent Ndrecën dhe Genc Gjonçajn

Grupi Parlamentar i PD-së ka paditur në Prokurorinë e Posaçme, deputetin socialist Plarent Ndrecajn, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *