VIDEO/ “Shqiponjat” kuqezi copëtojnë Andorrën, Manaj e Uzuni i japin shpresë kualifikimit në Botërorin e 2026

Tre takime ka zgjatur tabuja fitore për Shqipërinë.

Kombëtarja kuqezi u rikthye tek 3 pikëshi, mision i arritur në “Arenën Kombëtare” falë triumfit 3-0 ndaj Andorrës.

Sukses i arritur që në pjesën e parë me protagonist, Rey Manaj. Sulmuesi shënoi dy golat e kësaj sfide në minutat 9 dhe 19.

Ndërsa në fund, Myrto Uzuni realizoi dhe pas konsultimit me VAR u konsiderua i rregullt.

Një 3 pikësh tepër i rëndësishëm për kombëtaren tonë, e cila koleksionon fitoren e parë në grupin K kualifikues të Botërorit 2026.