Shqipëria shkon në finalen e Eurovision 2025! “Zjerm” i Shkodra Elektronike mes 10 këngëve më të mira
Shqipëria ka siguruar një vend në finalen e Eurovision 2025, pasi “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” arriti të kualifikohet në natën e parë gjysmëfinale të mbajtur të martën mbrëma.
Krahas Shqipërisë, edhe 9 vende të tjera kaluan në finalen e madhe të së shtunës, më 17 maj. Mes tyre është edhe Suedia, një nga favoritët kryesorë të këtij edicioni, e cila tërhoqi vëmendje me performancën e saj.
Në këtë natë garuan gjithsej 15 shtete, ndërsa në skenë u ngjitën gjithashtu Spanja, Italia dhe Zvicra, që janë kualifikuar automatikisht në finale, si pjesë e “Big Five” dhe vendit organizator.
10 vendet e para të kualifikuara për finalen e Eurovisionit:
- Norvegjia – Kyle Alessandro – Lighter
- Shqipëria – Shkodra Elektronike – Zjerm
- Suedia – KAJ – Bara Bada Bastu
- Islanda – VAEB – Roa
- Holanda – Claude – C’est la vie
- Polonia – Justyna Steczkowska – Gaja
- San Marino – Gabry Ponte – Tutta l’Italia
- Estonia – Tommy Cash – Espresso Macchiato
- Portugalia – Napa – Deslocado
- Ukraina – Ziferblat – Bird of Pray
Vendet që u skualifikuan:
- Sllovenia – Klemen – How Much Time Do We Have Left
- Belgjika – Red Sebastian – Strobe Lights
- Azerbajxhani – Mamagama – Run With U
- Kroacia – Marko Bošnjak – Poison Cake
- Qiproja – Theo Evan – Shh