Shqipëria promovohet me pamjet mahnitëse të vendit dhe valle popullore në Panairin e Turizmit IBT Berlin, kryeministri Rama: Shtëpitë tona i përkasin Zotit dhe mikut! Jemi fuqi turistike
Nën sloganin “Albania All Senses”, Shqipëria merr pjesë në panairin më të madh global të turizmit IBT që po mbahet në Bërlin. Organizuesi i panairit, Mario Tobias u shpreh se ndjehet krenar për këtë partneritet me Shqipërinë. Ai u shprehu mirënjohjen për mikpritjen vitin e shkuar kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.
“Bota e udhëtimit jeton këtu, askund tjetër! Dua të veçoj Shqipërinë, vendi pritës i 2025-ës. Jam shumë entuziast që është vendi mikpritës këtë vit. Përgjatë kësaj mbrëmjeje do t’ju marr me vete në një udhëtim mahnitës drejt këtij destinacioni tërheqës. Shqipëria ka pasur një prani të fortë në ITB për shumë e shumë vite, jemi krenarë që kemi një partneritet afatgjatë. Programi i sotëm premton që të mos jetë më pak se sa spektakolar dhe mezi pres që të shihni edhe më shumë”, tha ai.
View this post on Instagram
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, kulmi i mikpritjes shqiptare u dëshmua gjatë Luftës së dytë Botërorë kur Shqipëria mbrojti miqtë e saj hebrenjtë
“Kulmi i mikpritjes shqiptare u dëshmuar gjatë Luftës së dytë Botërorë kur Shqipëria mbrojti miqtë e saj hebrenjtë duke u bërë i vetmi vend në Evropë që pati më shumë hebrenj pas luftës sesa përpara saj. Ne kemi qenë dhe jemi ende një vend myslimanësh, të krishterësh ortodoksë dhe katolikësh dhe megjithatë, kur përballemi me zgjedhjen midis hebrenjve dhe djallit, paraardhësit tanë qëndruan fort krah hebrenjve, duke rrezikuar jetët e tyre, duke refuzuar që të dorëzonin qoftë edhe një frymë të vetme tek nazistët. Kush troket në derën e shtëpisë së shqiptarit e bën këtë prej vullnetit të Zotit e duke hapur dyert ne mikpresim një mik që trajtohet si perëndi. Kështu që nëse doni të ndiheni sesi është të jesh si perëndi ejani në Shqipëri. Dhe nëse doni të që takoni drejtues taksish që sillen si perëndi shkoni në Greqi”, theksoi Rama.
Rama deklaroi sot se, Shqipëria këtë vit do të presë Komunitetin Politik Evropian, Xhiron e Italisë dhe shumë aktivitete të tjera.
“Është fillimi sepse presim me padurim të kemi një të ardhme edhe më të shndritshme ekonomike. Një rritje të qëndrueshme që do të formësohet, jo vetëm nga të qenit tërheqës si destinacion turistik, por edhe nga roli ynë si model për turizmin miqësor, ekologjik dhe eksperiencat luksoze”, tha Rama.
“Gjatë dekadës së fundit patëm një rritje me 2.5% të Prodhimit të brendshëm Bruto dhe më shumë se 2 herë të të ardhurave për frymë. Dhe tashmë po i shtohen edhe më shumë përvojave të vendit tonë, ku vetëm në 28 mijë km2 mund të gjesh 2 dete, 9 lumenj, shumë liqene, një mori luginash, male të mrekullueshme dhe mund të udhëtosh brenda perimetrit të vendit tonë të vogël për të përjetuar Mesdheun, alpet zvicerane, Evropën veriore, rërën e nxehtë dhe netët më të freskëta gjatë verës së nxehtë”, tha Rama.
View this post on Instagram
Kryeministri u shpreh se Shqipëria do të mikpresë Komunitetin Politik Evropian në maj.
“Por edhe më shumë se kaq. Ne do të do të mikpresim Komunitetin Politik Evropian në maj. Të gjithë udhëheqësit e kontinentit tonë do të vizitojnë Shqipërinë. Dhe po kështu edhe e famshmja Xhiro e Italisë do të jetë. E po kështu do të kemi kryeqytetin tonë si Kryeqytetin Mesdhetar të Kulturës dhe Dialogut. Për ne të kemi këtë vend në ITB Berlin është diçka që askush, vërtet askush në vendin tonë nuk e imagjinonte që do të ndodhte sa të ishte gjallë. Dhe jo vetëm që po ndodh, por është një përvojë kaq përulëse e një njohje kaq frymëzuese”,
Kryeministri falënderoi panairin ITB.
“Për gjysmëshekulli si Union Berlin ne nuk patëm mundësi të luanim në perëndim, por tashmë për çudinë e të gjithëve Union po luan më mirë se Hertha mesa kuptoj. Kështu që kjo është ajo që kërkojmë, nuk kërkojmë nder, kërkojmë vetëm lojë të ndershme. Udhëtari i parë i regjistruar gjerman në Shqipëri ishte Arnold von Harff, i cili vizitoi tokën tonë në shekullin e XV, ndali në vendin tonë dhe u mahnit kaq shumë nga tradita jonë unike e gjuha jonë sa dokumentoi dhjetëra fjalë tipike shqiptare. Këto janë fjalë janë një dëshmi e jashtëzakonshme e trashëgimisë sonë të pasur, pjesë e së cilës është po kështu gjuha jonë, e cila është një rrjedhojë e drejtpërdrejtë e ‘sanskritishtes’ e një degë e mëvetësishme pemës indo europiane të gjuhëve indo-europiane. Për t’ju dhënë një ide. Po them: faleminderit në gjuhën time. Ka edhe një arsye tjetër të fundit për të ardhur ne Shqipëri sidomos nëse je gjerman. Shqipëria nuk është kurrë e mërzitshme”, përfundoi Rama.
Pas fjalimeve në ceremoninë e hapjes në CityCube Berlinu prezantua një vitrinë magjepsëse të pasurive kulturore të Shqipërisë. Elementet kryesorë të prezantimit të Shqipërisë përfshinë një udhëtim kinematografik nëpër Shqipëri, performanca live me “Shkodra Elektronike” – përfaqësuesit e Shqipërisë në Eurovision 2025 –, muzikë tradicionale të njohur nga UNESCO dhe performanca të vallëzimeve tradicionale shqiptare nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve.
View this post on Instagram
Pas ceremonisë, të ftuarit shijuan specialitetet shqiptare të kulinarisë. Shqipëria si vendi i nderit i ITB Berlin 2025 prezanton evente, diskutime dhe përvoja gjithëpërfshirëse nën sloganin “All Senses” në panairin që nisi këtë të hënë të 3 marsit dhe përfundon të enjten, më 6 mars.
View this post on Instagram
Shqipëria do të prezantojë trashëgiminë e saj të pasur natyrore e kulturore në tre ditët e këtij panairi global të turizmit dhe ceremoninë e hapjes më 3 mars. Përmes një axhende të pasur, Shqipëria do të përpiqet të përfshijë të gjithë pjesëmarrësit e këtij panairi t’i bashkohen një udhëtimi gjithëpërfshirës përmes larmisë së ofertave, një programi të zgjeruar eventesh, performancash dhe aktivitetesh.
View this post on Instagram