Kryeministri Edi Rama e cilësoi përfshirjen e Shqipërisë në sistemin europian të pagesave si një moment kyç në rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE deri në vitin 2030.
Nga data 1 janar 2025, të gjitha dërgesat e parave midis Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Europian do të realizohen pa kosto financiare.
Kjo do të thotë se qytetarët shqiptarë që dërgojnë ose marrin para nga Europa nuk do të kenë më kosto të larta për transaksionet, një barrierë që ka prekur për shumë vite familjet dhe bizneset shqiptare.
🇦🇱Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian🇪🇺
Shqipëria u bë sot pjesë e sistemit unik europian të pagesave, që do të thotë se të gjitha dërgesat e parave të shqiptarëve nga Europa në Shqipëri apo anasjelltas, nuk do të kenë më kosto financiare… pic.twitter.com/0bwCuOsNtZ— Edi Rama (@ediramaal) November 21, 2024