Shqipëria pa drita për 30 minuta, probleme edhe në rajon! OST: Defekti në linjën e interkoneksionit me Greqinë

Tirane- Për gati 30 minuta thuajse shumica e qyteteve të Shqipërisë kanë qenë pa energji elektrike.  Pa drita ka qenë dhe Mali i Zi, Bosnja dhe Kroacia, raportojnë mediat e vendeve fqinje.

Operatori i Sistemit të Transmetimit ka sqaruar se defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin.

OST thotë se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ekstreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit.

“Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Është identifikuar defekt edhe në linjën e Prizrenit. Nga kqyrja fillestare rezulton se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ektreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit. OST po merr masa për rikthimin e energjisë elektrike te të gjithë konsumatorëve.

Në Shqipëri gazetarët në rrethe informojnë se pa drita janë Durrësi, Lezha, Shkodra, Kukësi dhe Saranda e Elbasani. Pa drita janë dhe disa lagje në Tiranë.