Për orë të tëra Durrësi, Fieri, Lushnja, Berat, Kuçovë dhe Vlora përjetuan momente mesjetare. Zonë që përfshinë qytetet kryesore të vendit, por edhe pse në vitin 2025 mungonte energjia elektrike.
Diçka jashtë çdo llogjike, pasi mbrëmjen e 5 janarit koha ishte ndër të mirat e vitit të ri që natyrisht e festuam me fishekzjarre. Ngjyrat më të mira i shikoi Skerdi Drenova, që për orë të tëra la në terr një zonë tepër të vizituar në çdo periudhë të vitit. Një lëvizje që u shmang me pretekstin: një problem në linjën 220KV Tirana 2- Rashbull.
Duke përfituar nga kjo situatë, në Vlorë mund të ishte shënuar edhe viktimë, pasi një shtetas pas një debati virtual ka nxjerrë armën e zjarrit tip pistoletë dhe ka qëlluar një herë, dyshohet se në ajër. Megjithatë kjo nuk i intereson aspak, Skerdi Drenova drejtuesi momental i OST, Operatori i Sistemit të Transmetimit, i cili rezulton të jetë tepër i pangopur, njësoj si gjithë “kolegët” e tij të tjerë.
Soji i tyre janë vendosur në krye të këtyre institucioneve vetëm për një gjë: të shpërndajnë në xhepat e qeveritarëve paratë e pista të përfituara duke vjedhur paratë e shqiptarëve. Edhe këtë herë, orët e territ nuk ishin aspak të tilla për Drenovën. Shitja e energjisë elektrike për shtetet përreth është një lëvizje e zgjuar për të mbushur xhepat e tij.
VAZHDON …..