Shqipëria në rrugën drejt BE, shefja e KE Ursula von der Leyen të mërkurën në Tiranë
Këtë të mërkurë, të 23 tetorit, Tirana do të pres Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Kjo e fundit do të nis një tur vizitash në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, për të shprehur përkushtimin e saj dhe të komisionit për angazhim në afrimin e rajonit drejt Bashkimit Evropian.
Takimin e parë zyrtarja e lartë e BE-së e zhvillon me kryeministrin Edi Rama, ndërsa një fjalë përshëndetëse do ta mbaje në Kolegjin Europian të Tiranës, e më pas do të bisedoje me Presidentin Bajram Begaj.
Von Der Leyn do të vijojë turin e saj në Maqedoninë e Veriut, më pas në Bosnjë Herzegovinë, Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi.