Shqipëria në ceremoninë hapëse të Paris 2024, flamuri kuqezi në paradë mbahet nga notarja 16-vjeçare dhe mundësi çeçen

Gjatë paradës së flamujve, Shqipëria doli e katërta, e cila do të përfaqësohet nga 8 sportistë, teksa flamuri kuqezi u mbajt lart nga notarja Kaltra Meca dhe mundësi kampion bote, Zelmikhan Abakarov.

Nga kuqezinjtë e para që do të garojë është Manjola Konini, që nis Lojërat Olimpike në datën 27 korrik.

Një ditë më vonë është radha e notares Kaltra Meça, teksa në datën 30 korrik garon edhe Grisi Koxhaku në të njëjtën disiplinë.

Më pas radha e Atletikës. Franko Burraj zbret në pistë në datën 3 gusht. Një ditë më vonë sytë mbi Luiza Gegën.

Në fund ekipi i Mundjes. Abakarov e fillon në datën 8 gusht. Një ditë më vonë radha e Valiev, për ta mbyllur me Dudaev në datën 10 gusht.

Check Also

Kina nuk do të dërgojë më fëmijë për birësim jashtë shtetit

Kina nuk do t’i dërgojë më fëmijët jashtë shtetit për birësim, duke përmbysur një rregull …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *