Shqipëria mirëpret Konferencën e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Vendeve të Ballkanit
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi me anë të një postimi në Facebook, ka njoftuar se në vendin tonë është zhvilluar Konferenca e 17-të e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Vendeve të Ballkanit (BCHOD’s).
“Shqipëria mirëpret Konferencën e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Vendeve të Ballkanit. Vendi ynë është në ballë të angazhimeve rajonale, duke luajtur një rol të rëndësishëm në bashkëpunim dhe siguri.
Ministria e Mbrojtjes vazhdon të promovojë fqinjësinë e mirë, integrimin Euro-Atlantik dhe zhvillimin rajonal. Së bashku mund të bëjmë më shumë për vendet tona dhe rajonin, shkruan Niko Peleshi.