Shqipëria mes 10 pretendentëve për të fituar Eurovision, renditet për herë të parë kaq lart në parashikime

Teksa Europa po përgatitet për Eurovision 2025 që do të mbahet në Bazel, Shqipëria shihet si një nga pretendentet për sukses.

Për herë të parë në historinë e këtij kompeticioni, vendi ynë renditet në vendin e 10-të në listën e “bookmakers”-ave me 2% shanse për fitore, njësoj si Belgjika dhe Ukraina.

Kënga “Zjerm” nga Shkodra Elektronike po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet, duke e çuar Shqipërinë në një pozicion të paprecedentë mes favoritëve.

Ndërkohë, Suedia kryeson parashikimet me 24% shanse për të fituar, e ndjekur nga Austria dhe Izraeli.