Mbyllet në barazim ndeshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë.
Goli i parë u shënua nga Qazim Laçi, teksa për kroatët barazoi Kramariç dhe Gjasula i kaloi në avantazh me një autogol.
Ishte po Gjasula ai që me golin e tij në minutat e fundit të shtesës na dha barazimin ndaj Kroacisë.
Kujtojmë që Shqipëria humbi 2-1 ndaj Italisë, megjithatë hyri në histori me golin më të shpejtë në një Europian, shënuar nga Nedim Bajrami.
Nga ana tjetër, Kroacia humbi ndaj Spanjës me rezultatin 3-0.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ