TikTok tashmë është i ndaluar në disa vende anembanë botës, përfshirë Indinë, ku u shpall i jashtëligjshëm në vitin 2020, Iranin, Nepalin, Afganistanin dhe Somalinë.
Australia kohët e fundit miratoi ligjin më të rreptë në botë për mediet sociale, që ndalon fëmijët nën 16 vjeç të përdorin çdo platformë të tillë, ndërsa në Francë fëmijët nuk lejohen të përdorin mediet sociale deri në moshën 15 vjeç, përveç nëse kanë lejen e prindërve.
SHBA po lëviz për të ndaluar TikTok nëse nuk shitet nga ByteDance, kompania e saj mëmë kineze, deri më 19 janar. Kongresi ka thënë se aplikacioni është i lidhur me shtetin kinez, diçka që TikTok dhe ByteDance të dy e mohojnë.
Shqipëria do të ndalojë TikTok për një vit, pasi vrasja e një adoleshenti ngriti frikën se aplikacioni i medieve sociale përbën një ndikim negativ.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ