Shqipëria kundër BE-së për Kosovën, reagon kryeministri Rama
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Zv/Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm italian, Antonio Tajani, kryeministri Edi Rama komenton qëndrimin kundër të Shqipërisë ndaj deklaratës së BE për dialogun Kosovë – Serbi.
“Për t’u kthyer te pyetja lidhur me qëndrimin tonë për të herë të parë, të paktën në 10 vitet e fundit në kundërshtim me një deklaratë të politikës së jashtme të Bashkimit Europian, ky qëndrim lidhet me faktin se deklarata e Bashkimit Europian është një deklaratë, e cila jo se në vetvete ka problem, pasi adreson gjithçka që është thënë më parë nga përfaqësuesi i lartë Borrell lidhur me detyrimet e Kosovës në raport me dialogun, por ka një problem të madh që nuk i përgjigjet realitetit të ditëve të fundit ” – u shpreh Rama.
Vijon…