“Shqipëria jo financuese i sistemit shëndetësor gjerman“, bluzat e bardha “përplasin“ Ramën me Scholz: Sot mund të ikësh kudo dhe kur do
Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Gjermani për një vizitë zyrtare me homologun gjerman Olaf Scholz gjatë konferencës për media bëri publike disa nga temat e diskutimit.
Ndër të tjera Rama tha se u diskutua edhe emigrimi i mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria drejt Gjermanisë
Kryeministri tha se janë diskutuar mundësi për të parë sesi “Shqipëria të mos jetë financuesja direkte e sistemit shëndetësor gjerman”.
Ndërsa për Kancelarin gjerman e gjitha kjo situatë vjen nga mundësia e lëvizjes së lirë.
Edi Rama: Ne e kemi diskutuar këtë çështje, por nuk i kërkojmë dot asnjë vendi, as Britanisë së Madhe që të ndalojë lëvizjen e lirë të kapitalit njerëzor. Apo të atyre që nga Shqipëria duan të sprovojnë veten në tregje, por nga ana tjetër diskutuam me kancelarin sesi të gjejmë mënyra dhe mekanizma që Shqipëria të mos jetë financuesi i drejtpërdrejtë i sistemit shëndetësor gjerman, sepse i kam thënë 1/16 e kostos së arsimimit e paguan Shqipëria. Të gjitha vendet kanë nevojë për forcë të kualifikuar dhe pakualifikuar mesa po shoh. Duhet të gjejmë një rrugë evropiane për të balancuar atë që Shqipëria dhe vendet e tjera humbasin për të rritur cilësinë e jetës në vendet tona.
Olaf Scholz: Ne folëm për këtë. është një sfidë e madhe, arritje shumë e madhe e BE. U ka dhënë shumë qytetarëve ndjesinë e lirisë direkte. Mund të ikësh në çdo kohë dhe të punosh atje ku do. Më kujtohet koha kur kjo ishte e vështirë të bëje. Me këtë liri sot janë lidhur shumë sfida. Por përpunojmë ligjin për emigrimin e fuqisë punëtore. Me këtë hapet tregu i Gjermanisë dhe Evropës.