Shqipëria/Heshtje zgjedhore, qytetarët zgjedhin të dielën 61 kryebashkiakët e rinj

Heshtja zgjedhore ka nisur sot ne vend dhe do te jete ne fuqi deri te dielen, ne mbylljen e procesit te votimit. Nje dite me pare partite politike me fjalimet e tyre mbyllen fushatat elektorale.

Sipas sondazheve te fundit ne lidhje me pjesemarrjen e qytetareve te Tiranes ne procesin e votimit rezulton se 85.3% e tyre do te marrin pjese ne procesin zgjedhor dhe 13.5% e qytetarëve të Tiranës nuk do të marrin pjesë në zgjedhje.

Dëshira për të marrë pjesë në zgjedhje është rritur në tre muaj nga 81.2% që ishin në shkurt në 81.8% në mars dhe ka shkuar në 85.3% në prill.
Numri i qytetarëve që nuk do të marrin pjesë në zgjedhje është ulur nga 15.4% në shkurt në 15.6% në mars dhe në prill ka shkuar 13.5%.