“Shqipëria, ecuri të mrekullueshme në rrugën drejt BE” – Gonzato: Reforma në drejtësi dha kontribut të rëndësishëm, por…

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, vlerëson se reforma në drejtësi ka dhënë rezultatet e pritura, veçanërisht në fushën e pavarësisë dhe llogaridhënies. Ai theksoi se kjo reformë ka kontribuar ndjeshëm në progresin e vendit në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

“Reforma në drejtësi ka dhënë atë që pritej nga Shqipëria, sa i përket pavarësisë dhe llogaridhënies, dhe ka sjellë një kontribut të madh për ecurinë e mrekullueshme që ka bërë Shqipëria në rrugën drejt Bashkimit Europian,” u shpreh Gonzato.

Megjithatë, diplomati europian nënvizoi se sfidat vazhdojnë, sidomos në zbatimin e reformës, dhe bëri thirrje për vazhdimësi në angazhimin e të gjitha institucioneve përkatëse, duke përfshirë edhe institucionet e pavarura të drejtësisë.

“Ka ende shumë punë për të bërë, veçanërisht në zbatimin e kësaj reforme. Vazhdojmë të inkurajojmë institucionet përkatëse që të punojnë me këtë synim në mendje,” tha Gonzato.