Shqipëria dhe Kosova mbledhje Kuvendi të përbashkët, Spiropali: Vjen si nevojë e… 

Shqipëria dhe Kosova do të organizojnë një mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve, diçka që ndodh për herë të dytë.

 

Pas këtij lajmi kryetarja e Kuvendit në një në një prononcim për mediat është shprehur se kjo mbledhje e përbashkët vjen si nevojë e koordinimit të axhendës tonë kombëtare për realizimin e objektivave strategjike. 

“Ky Kuvend i përbashkët vjen si nevojë e koordinimit të agjendës tonë kombëtare për realizimin e objektivave strategjike, anëtarësimin e Shqipërisë në BE, integrimet euro-atlantike të Kosovës, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe rritjen e kontributit të faktorit shqiptar në zhvillimin, demokratizimin, paqen e sigurinë në rajon e më gjerë”, ka thënë Spiropali.