“Shqipëria dhe Kosova janë me njëra-tjetrën pa asnjë kusht”- Konjufca: Përfaqësojmë një komb dhe synojmë të njëjtën familje! Serbia synon destabilizimin

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca e hapi seancën e përbashkët të dy parlamenteve me mesazhin që Shqipëria dhe Kosova kanë dëshmuar unitet përballë sfidave politike dhe gjeopolitike.

“Ky përbashkim i yni sot përbën më shumë sesa simboliken. Kjo seancë duhet parë si dëshmi që Kosova dhe Shqipëria janë me njëra tjetrën pa asnjë kusht. Ne nuk mund të përfaqësojmë tjetër gjë përvc interesit të kombit që për ne është i përbashkët.

Kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm. Ky është bashkëpunim konkret në fushën e ligjvënies.

Përveçse përfaqësojmë një komb, ne synojmë të njëjtën familje. Shqipëria ka ecur në procesin e integrimit dhe ne duhet të mësojmë, pavarësisht masave të padrejta që na ka vendosur BE”.