Shqipëria dhe Kosova bashkë në Vatikan. Krerët e Komuniteteteve fetare mesazh botës për bashkëjetesën dhe tolerancën
Shqipëria dhe Kosova janë bërë bashkë në Vatikan për ti dhënë lamtumirën e fundit Papa Franceskut, i cili do të përcillet të shtunën në banesën e fundit.
Presidentët Bajram Begaj dhe Vjosa Osmani, kanë kryer homazhe gjatë ditës së premte pranë trupit të Papa Franceskut, në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, në një ceremoni ku marrin pjesë drejtues shtetesh, klerikë dhe besimtarë nga e gjithë bota.
Bashkë me ta ndodhen në Vatikan dhe krerët e lartë të komuniteteve fetare në Shqipëri.