Shqipëria, destinacioni i “Giro d’Italia 2025”/ Rama ndan pamjet nga eventi në Romë: Do të ndiqet nga 200 televizione

Shqipëria do të jetë nisja e madhe e garës prestigjioze çiklistike “Giro d’Italia 2025”. Kryeministri Edi Rama ndau momente nga eventi i zhvilluar në Romë, duke e cilësuar këtë një mundësi të jashtëzakonshme për të promovuar vendin në arenën ndërkombëtare.

“Jam shumë i lumtur që Shqipëria është zgjedhur për nisjen e madhe të ‘Giro d’Italia’ 2025. Ky është një moment i rëndësishëm për vendin tonë, që do të shfaqet në 200 televizione dhe do të ndiqet nga rreth 800 milionë shikues në mbarë botën”, shkruan Rama.