Shqipëria del nga lista gri e FATF, Balluku: Lufta për parandalimin e pastrimit të parave, një nga angazhimet kryesore të qeverisë shqiptare
Zv.kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndërsa mirëpriti lajmin e daljes së Shqipërisë nga lista gri e pastrimit të parave, theksoi se lufta për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizimit është dhe ka qenë në fokus të qeverisë shqiptare dhe do të mbetet një nga angazhimet kryesore në bashkëpunim me partnerët strategjikë.
Balluku, shprehet se ky vendim sjell forcimin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare, krijimin e kushteve të favorshme për investime të huaja të mëtejshme, uljen e kostove të borxhit kombëtar dhe konsolidimin e shkëmbimeve tregtare.
“SHQIPËRIA DEL NGA LISTA GRI E FATF (Financial Action Task Force). Angazhimi i Qeverisë Shqiptare, puna për përmbushjen e reformave, reformimi i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave në një Agjenci Inteligjence Financiare, investimi në ndryshimin thelbësor të ligjeve dhe 💻dixhitalizimit të proceseve, kanë qenë të gjitha hapa që janë vlerësuar nga partnerët ndërkombëtar dhe anëtarët e FATF që sot zhvilloi seancën e saj plenare duke marrë një sërë vendimesh të rëndësishme, njëri prej të cilëve është një gur kilometrik për Shqipërinë, dalja e saj nga lista gri. Ky vendim sjell padyshim forcimin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare, krijimin e kushteve të favorshme për investime të huaja të mëtejshme, 📉uljen e kostove të borxhit kombëtar, konsolidimin e shkëmbimeve tregtare dhe të shërbimeve dhe një sërë benefitesh të tjera të cilat rrjedhin nga ky pozicion i ri i Shqipërisë. Lufta për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizimit është dhe ka qenë në fokus të punës së Qeverisë Shqiptare dhe do të mbetet një nga angazhimet kryesore të saj në 🤝bashkëpunim me partnerët tanë strategjik”, shkruan Balluku.